Magjia e Aromave, Shishet ‘’vintage’’ të parfumeve
Shpërndaje

Parfumi është padyshim një ndër produktet më të rëndësishëm në kujdesin e përditshëm. Shpeshherë aromat e parfumit janëtë parezistueshme aq sa dëshira më e madhe është aroma të zgjasë gjatë pjesës më të madhe të ditës. por shishet e parfumeve janë gjithashtu një atraksion i paparë kur vjen puna tek dekorimet. dizajnet e tyre nuk janë të rastësishme, por përmbajnë histori dhe simbolika të caktuara.
Që nga shishet e thjeshta të qelqit dhe deri tek ato ‘’vintage’’, që nga shishet me ngjyrat e tokës, deri tek ato me ngjyra të forta, nga punimet dhe dekorimet me qeramikë, tek ato me metale dhe gurë të çmuara. Njihuni me galerinë që ju propozojmë më poshtë dhe frymëzohuni.