Make up-i i duhur për festat e fundvitit, frymëzim nga VIP-at ndërkombëtar
Shpërndaje

Përveç ngjyrës së flokëve, veshjes dhe aksesorëve, make up-i është një element shumë i rëndësishëm që na bën të dukemi festiv dhe të përfshihemi në magjinë e festimeve. Padyshim që grimi për Krishtlindje ose Vitin e Ri duhet të jetë diçka që bie në sy, një prekje elegance që dallon bukurinë glamur dhe që nuk e përdorni në të përditshme tuaj.
Make up-i i artë është plot dritë dhe jep menjëherë efektin glamur . Gjëja më e rëndësishme është të zgjidhni hijen e duhur në varësi të llojit të ngjyrës së lëkurës dhe flokëve.
Nëse keni lëkurë të errët, atëherë guxoni me tonet e verdha të bronzit apo arit të lehtë. Ari është një nga tendencat e makeup-it që nuk del kurrë nga moda dhe shkëlqimet e tyre metalike gjithmonë do ju sigurojnë një pamje glamur dhe luksoze. Është mirë të kuptohet, se si të zgjidhni hijen e duhur të syve. Tek buzët është e detyrueshme ngjyra e kuqe, por mund të luani edhe me vishjen ose edhe natyralen . Nëse jeni duke kërkuar ide të bukura dhe të keni frymëzimin e duhur për make up-in e duhur për festat e fundvitit , galeria e mëposhtme me fotografi të të famshmve mund t’ju frymëzojë.