DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Make up-i i duhur për festat e fundvitit

Shpërndaje

Nga Artur Muça

2019 ka qenë viti i risive të jashtëzakonshme në konturet e make up-it, por edhe në nuancat, ngjyrat e reja e më të dashura të flokëve.

Përveç ngjyrës së flokëve, veshjes dhe aksesorëve, make up-i është një element shumë i rëndësishëm që na bën të dukemi festiv dhe të përfshihemi në magjinë e festimeve. Padyshim që grimi për Krishtlindje ose Vitin e Ri duhet të jetë diçka që bie në sy, një  prekje elegance që dallon bukurinë glamur dhe që nuk e përdorni në të përditshme tuaj.

Make up-i i artë është plot dritë dhe jep menjëherë efektin glamur . Gjëja më e rëndësishme është të zgjidhni hijen e duhur në varësi të llojit të ngjyrës së lëkurës dhe flokëve.

Nëse keni lëkurë të errët, atëherë guxoni  me tonet e verdha të bronzit apo arit të lehtë.

Ari është një nga tendencat e makeup-it që nuk del kurrë nga moda dhe shkëlqimet e tyre metalike gjithmonë do ju sigurojnë një pamje glamur dhe luksoze që nga një sy i ngarkuar deri tek përdorimi i një peneli të thjeshtë shkëlqyes të artë.

Është mirë të kuptohet, se si të zgjidhni hijen e duhur të syve. Tek buzët është e detyrueshme ngjyra e kuqe, por mund të luani edhe me vishjen .

Nëse jeni duke kërkuar ide të bukura dhe të keni frymëzimin e duhur për make up-in e duhur për festat e fundvitit njihuni me pesë hapat e rëndësishëm që do t’ju ndihmojnë të krijoni imazhin e femrës që dëshironi.

Qerpikë të gjatë

Synoni gjithçka tek shikimi duke përdorur qerpikë  të gjatë.

Si ta aplikoni: Nëse nuk jeni mësuar të përdorni qerpikë të rremë, provoni me disa qerpikë të gjatë dhe të dendur. Buzët janë të ngjyrosura me një kuq buzësh të errët.

Grim i ndritshëm

Ky make up synon mbi të gjitha në lojën e dritave, duke kombinuar në mënyrë perfekte grimin e syve me atë të buzëve.

Si ta aplikoni: Preferoni një hije të artë të çelët për sytë. Për buzët mjafton një buzëkuq i kuq me shkëlqim.

Xixat

Festoni me disa xixa në sy për një make up mbresëlënës.

Si ta aplikoni: Vendosni xixat gjatë gjithë qepallave dhe tek vetullat me ndihmën e penelave dhe ngjitësve.

Përse e këshillojmë : Nëse doni të çudisni është me të vërtetë grimi i duhur që bën për ju.

Make up-i i duhur për festat e fundvitit 1

Make up nudë

Zgjidhni një make up në ngjyrë rozë nudë për tu dukur chic.

Si ta aplikoni: Vendosni pluhura ngjyrë kafe tek sytë duke krijuar një hijëzim të syrit. Mos harroni penelin e zi, të stilit të viteve ’50 dhe një buzëkuq mat për buzët.

Përse e këshillojmë: Nëse keni aksesorë të mëdhenj dhe shumë të shkëlqyeshëm, është një opsion për t’u konsideruar.

Një prekje e kuqe

Zgjidhni të kuqen për të theksuar buzët dhe sytë!

Si ta aplikoni: Guxoni me pluhurin e kuq për një grim të lehtë; ngjyra duhet të jetë e butë, prandaj është e rëndësishme që të keni një furçë të mesme që mund të bëjë për ju. Buzët? Zgjidhni një buzëkuq me shkëlqim ose hidratues.

Përse e këshillojmë: Është një make up i ndryshëm nga zakonisht, ideal për ata që duan të mahnitin dhe të duken elegantë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *