Pse mandarina konsiderohet si ‘’fruti i rinisë” ? 5 dobitë shëndetësore
Shpërndaje

Mandarina konsiderohet shpeshherë si ‘’fruti i rinisë”. Me një përmbajtje të madhe të vitaminës C dhe A konsumi i mandarinave sjell dobi të rëndësishme shëndetësore. Më poshtë ju rendisim 5 nga vetitë shëndetësore më të rëndësishme të mandarinave:
Janë të mira për lëkurën tuaj
Fal antioksidantëve që përmban manderina bën që lëkura juaj të jetë e freskët dhe pa rrudha. Ajo përmban vitaminë C që është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës. Përderisa keni përfitime shëndetësore vetëm duke konsumuar mandarinën, ju po ashtu mund të bëni maskë për fytyrë që heq yndyrën në lëkurë dhe bakteriet. E thjesht, një lugë gjelle me kos të thjesht, një lugë çaji me mjaltë dhe lëngun e 3-4 fetave të mandarinës. Përzieni dhe lëreni 10 deri 15 minuta dhe më pas vendoseni maskën, ashtu siç vendosen zakonisht maskat e fytyrës.
Sytë dhe shikimi
Humbja e shikimit për shkak të moshës është shumë i zakonshëm. Por në sajë të vitaminës C dhe A, të cilat gjenden në mandarina, ju mund ta shtyni këtë proces dhe ta parandaloni humbjen e shikimit. Një këshillë, mos hani asnjëherë mandarina që janë pak të ngrohta, sepse kështu ato humbin vlerën e vitaminës C.
Forcojnë kockat tuaja
Një studim i fundit ka gjetur se grupi i njerëzve që konsumojnë më shumë vitaminë C dhe kalium – dy vitamina që gjenden në mandarina ndihmojnë në rritjen e dendësisë së kockave.
Ngadalësojnë procesin e plakjes
Siç ju kemi thënë edhe më herët, mandarinat kanë shumë antioksidantë. E këta të fundit ngadalësojnë procesin e plakjes dhe nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinit.
Përmirësojnë shëndetin tuaj mendor
Barbara Thomley, drejtuese e kërkimeve në programin shëndetësor në klinikën Mayo, thotë se aroma e mandarinave ndikon që njerëzit të largojnë stresin, ankthim madje edhe të qetësohen.