Mariah Carey nderohet me çmimin ‘Diamond Award’
Shpërndaje

“All I want for Christmas is you” hiti i Krishtlindjeve i Mariah Carey , kaq popullor dhe i dashur për të gjithë ne që nga viti 1994, vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë një nga këngët më të dëgjuara gjatë periudhës së festave të fundvitit. Së fundmi, kënga është nderuar edhe me çmimin e madh ‘Diamond Award’.
Këngëtarja e ndau lajmin përmes një postimi në Instagram ku tregonte se mbante çmimin Diamond.
“Diamantet janë miku më i mirë i një vajze”, shkroi Carey poshtë fotos .
Një nga kriteret për marrjen e çmimit ishte që kënga duhej të kishte mbi 10 milionë shitje dhe transmetime.