DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mariah Carey sapo e zëvendësoi ‘’All I want for Christmas is you’’ me një tjetër hit?

Shpërndaje

Prej shumë vitesh ‘’All I want for Christmas is you’’ nga Mariah Carey  është një nga këngët më popullore dhe që mund të quhet me plot gojën himni i sezonit festiv të fundvitit.

Pas super hitit të saj ikonik të famshëm në të gjithë botën, këngëtarja ka sjellë një tjetër këngë interesante dedikuar periudhës më të bukur të vitit.

Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie të titulluar “Fall in Love at Christmas”.

Fansat e kanë dashur këtë projekt të ri dhe s’kanë munguar komentet në “YouTube”, ku shprehen se që tashmë nisi të ndihet atmosfera e Krishtlindjeve. Madje, disa e quajnë këngëtaren Mariah Carey “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *