‘’Marrëdhënia e tensionuar me babain’’- Rrëfehet Princ Harry
Shpërndaje

Në “Armchair Expert” të Dax Shepard Princi Harry ka folur në lidhje me marrëdhënien e tij me të babanë, për të cilën disa here është folur në media se ka është e tensionuar.
“Ai më trajtoi ashtu si u trajtua”, tha Duka i Sussex.
Është përfolur prej kohësh se babai i tij Princi Charles ka disi një marrëdhënie të përafërt me prindërit e tij – Mbretëreshën Elizabeth II dhe Princin e ndjerë Filip – të cilët e përgatitën në mënyrë rigoroze që një ditë të ishte monark.
Harry pritet së shpejti të bëhet baba për herë të dytë. Princi mes të tjerash ka dhënë edhe mesazhin se të gjithë duhet të vendosni në plan të parë gjithmonë familjen dhe shëndetin tuaj emocional.
Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore në mars të 2020, duke u zhvendosur në SHBA.