DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Marrëveshja e Megan dhe Harry me ‘Spotify’ zemëron komunitetin e artistëve

Shpërndaje

Princi Harry dhe Megan Markle në bashkëpunim me ‘Spotify’ sollën një seri podcasts të suksesshme. Më herët ‘Spotify’ nënshkroi me çiftin një marrëveshje bashkëpunimi që kapte vlerën e 25 milionëve dollarë. Ky veprim duket se nuk i ka pëlqyer komunitetit të artistëve që bashkëpunojnë me platformën e famshme, të cilët e kanë akuzuar këtë të fundit se u ofron partnerëve të saj të ardhura të ulëta.

Megjithatë nga ana tjetër regjisori Horacio Gutierrez flet për rritjen e audiencës në platformë pas marrëveshjes me Megan dhe Harry, pasi ish-çifti mbretëror ka publicitet të madh.

Megjithatë artistët besojnë se kjo lëvizje nuk do të ketë ndonjë efekt pozitiv mbi ta, pasi shumë prej tyre nuk paguhen as për këngët e tyre .

Përveç kësaj, kjo ngjarje mund të interpretohet edhe si një “kujtesë e zhvlerësimit” që vuajnë njerëzit e artit, veçanërisht pas pandemisë.

Marrëveshja e Megan dhe Harry me ‘Spotify’ zemëron komunitetin e artistëve 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *