DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Martesa nuk mund të jetë një burg” – Will Smith flet për marrëdhënien e hapur me bashkëshorten

Shpërndaje

Që Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, kanë një martesë të hapur kjo nuk është më një sekret.

Këtë e ka konfirmuar vetë aktori në një rrëfim për “GQ”, ku pranon se lidhja e tyre filloi me monogami, por më pas ndryshoi”.

“Jada kurrë nuk besonte në martesën konvencionale. Mes nesh kishte diskutime të rëndësishme të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale… Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.

“Liritë që ne i kemi dhënë njëri-tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë.” -ka shpjeguar Smith, i cili më tej ka shtuar se martesa për ta “nuk mund të jetë burg.”

Në korrik 2020, çifti, i cili u martua në vitin 1997, zbuloi se ishin ndarë fshehurazi kur ajo kishte provuar lidhjen me August Alsina-n. Jada tha se gjatë asaj kohe mësoi shumë për veten dhe ishte në gjendje të përballonte shumë papjekuri dhe pasiguri emocionale.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *