DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore

Shpërndaje

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë martuar të shtunën (20 gusht) në një ceremoni që të lë pa frymë në rezidencën e aktorit , të rrethuar nga familja, dhe miqte.

Çifti i famshëm i njohur si ‘Bennifer’, mahniti audiencën me Lopez të veshur me një fustan të bardhë Ralph Lauren, ndërsa Affleck me një kostum bardh e zi.

Çifti mbërriti në një aeroport pranë vendit të festës me një avion privat.

Matt Damon, i lidhur prej kohësh me Affleckun dhe një fitues i ‘Oscar’, u pa në ceremoni bashkë me gruan e tij, Luciana Barroso.

Regjisori Kevin Smith dhe aktori Jason Mewes – të njohur nga “Jay and Silent Bob Strike Back” – u panë gjithashtu në feste.

Yjet e tjerë të pranishëm në festë përfshijnë: George Clooney, Jane Fonda, Renee Zellëeger dhe Jimmy Kimmel.

Mungonte vëllai i vogël i Affleck, Kejsi, i cili tha se duhej të humbiste dasmën për shkak të ‘detyrimeve prindërore në shtëpi’.

Në festë mungonte edhe ish-bashkëshortja e Affleckut, Jennifer Garner, e cila mbetet mike e ngushtë me artistin, por nuk mundi të merrte pjesë për shkak të orari pasi po xhironte në Texas.

Siguria ishte e rreptë rreth pronës së madhe prej 87 hektarësh përpara ceremonisë.

Ndërkohë, lumi mbi të cilin mbështetet prona patrullohej nga varkat e sigurisë.

Fotot e DailyMail tregojnë çiftin e famshëm duke ndarë puthje para ceremonisë, një muaj pasi ata u martuan fshehurazi në Las Vegas.

Burimet thanë për DailyMail se Lopez u kërkoi të ftuarve të vishnin të bardha, me ceremoninë që zbuloi se ngjyra ishte një temë e qartë për dasmën. /Telegrafi/

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 1

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 2

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 3

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 4

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 5
Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – pamje nga ceremonia e tyre madhështore 6

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *