DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Maskë me kanellë e mjaltë kundër rrudhave

Shpërndaje

Kanella dhe mjalti ofrojnë një sërë përfitimesh për trupin e njeriut. Ato përdoren si në ushqim dhe po ashtu edhe për shëndetin e lëkurës pasi kanë vetinë që ti rikthejnë asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

Maska me kanellë rekomandohet nga dermatologët dhe estetistët për zbutjen apo eliminimin e rrudhave në fytyrë. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë. Pasi bëni përzierjen, maskën aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 5 deri në 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir. Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë. Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës. Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.

Kujdes: Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash, ndaj bëni kujdes përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *