DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Mbipesha tek Femijet / Masat qe duhet te marrim per ta parandaluar

Shpërndaje

Problemet e medha te mbipeshes tek te rriturit dhe mendimi se fillimi mund te jete ne moshen feminore , ka bere te rritet vemendja e mbipeshes tek femijet.Problemet e shumta qe sjell kjo gjendje si ne aspektin psikologjik dhe mbi shendetin, jane arsyet kryesore per te ndjekur me vemendje kurben e rritjes se femijes.Pa rene viktime e diagrameve por njekohesisht duke mos nenvleresuar te dhenat qe mbledhim prej tyre,duhet kontrolluar rregullisht pesha.Pamja e jashtme asnjehere nuk eshte tregues i vertete ,nese kurba qendron shume me lart se ajo e gjatesise dhe e perimetrit te kokes, atehere te jeni te sigurte se femija eshte mbipeshe.

Si te ndihmojme femijen te bjere ne peshe?

Ne radhe te pare duhet te eliminojme produktet me shume kalori dhe me pak te ushqyeshme.Ne fund te ushqimit zevendesoni embelsirat me fruta te fresketa dhe jepini te pije uje te zakonshem dhe lengje frutash natyrale.Ne shumicen e rasteve keto masa te thjeshta jane te mjaftueshme per renien ne peshe.Kushtojini me teper vemendje kuzhines tuaj familjare. Ju kujtojme se yndyrnat e te gjitha llojeve (vaj,gjelp,margarine) kane me shume kalori, prandaj kufizoni ne maksimum perdorimin e tyre .Preferoni furren ne vend te skuqjes me yndyre.Evitoni salcat dhe substancat e ngjashme me to.Zevendesoni produktet qe kebni hequr me sasi te bollshme perimesh dhe frutash.

Cila eshte rendesia e ushtrimeve fizike?

Nje femije me shume akivitete fizike eshte ne gjendje te harxhoje me shume kalori. Nxisni ecjet ne kembe,lojerat ne mjedise te hapura dhe sa me pak lojera ndenjur. Per femijet me te rritur noti,bicikleta,aktivitetet sportive jane mjeti me i mire per te harxhuar kalorite e teperta.

Keshilla per Ushqyerjen

  • Ushqehuni rregullisht
  • Bejeni zakon te hani ngadale dhe fillojeni me perimet
  • Menjanoni ngreniet jashte ushqimit (ekstra)
  • Kujdes me ushqimet e konservuara
  • Evitoni te skuqurat
  • Evitoni lengjet e sheqerosura
  • Evitoni karamelet dhe cdo lloj embelsire
  • Perdorni me shume perime dhe fruta te fresketa
  • Rrisni aktivitetet fizike

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *