DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion Showbiz

Mbretëresha e muzikës dhe stilit, veshjet ikonike të Beyonce

Shpërndaje

E lindur në Houston të Texasit, Beyonce Giselle Knowles (emri i saj i vërtetë) u ngjit në skenë në fund të viteve ’90-ta, si anëtare kryesore e grupit pop dhe R&B, Destiny’s Child dhe në dekadën e ardhshme nisi karrierën solo me albumin e saj ‘Dangerously in Love’, në vitin 2003, moment nga ku shkallë –shkallë do të fillonte të ngjiste majat e suksesit duke u renditur në krye të top listave botërore.

‘Dangerously in Love’ i hapi dyert e sukseseve dhe në vitin 2004 ajo do të ishte fituesja e plot pesë çmimeve Grammy. Në vitin 2011, Beyonce u nominua për 10 çmime Grammy. Top lista e famshme Billboard, e vlerësoi atë, si artisten me albumet më të shitura të dekadës.

Diva e muzikës Pop – Beyonce, u bë nënë për herë të parë kur në jetë solli vajzën e saj Blue Ivy Carter, në vitin 2012, mirëpo kjo nuk e pengoi atë për të vazhduar me projekte muzikore. Disa muaj pas lindjes ajo performoi në shumë koncerte në Amerikë dhe ishte e ftuar në inaugurimin e shpalljes së Presidentit, Barack Obama. Në vitin 2013 ajo publikoi dokumentarin mbi jetën e saj ‘Life Is But a Dream’. Në shkurt të vitit 2014 këngëtarja ishte nominuar për 5 çmime Grammy, duke fituar tri prej tyre që përfshinin këngën më të mirë dhe performancën më të mirë në zhanrin R&b për këngën ‘Drunk in Love’.

Në vitin 2018, disa muaj pasi kishte sjellë në jetë dy fëmijët e saj, Beyoncé dhe  Jay-Z, lancuan albumin e tyre të përbashkët ‘Everything Is Love’, që pikërisht fliste për komunitetin afro-amerikan dhe pabarazitë e tyre në shoqëri.

Beyonce ndryshe njihet edhe si artiste multidimensionale e cila arriti që përmes muzikës dhe artit, të kthehet në një artiste të madhe botërore dhe inspirim për shumë njerëz në botë.

Përveçse një mbretëreshë e muzikës, ajo është edhe një mbretëreshë e stilit dhe modës. Disa nga veshjet e saj më ikonike mund t’i shihni në fotogalerinë tonë:

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ