Mbretëresha Elizabeth II anulon drekën e Krishtlindjeve
Shpërndaje

Shtimi i rasteve te prekur me variantin Omicron te Covid-19, ka detyruar Mbretëreshën Elizabeth të anulojë drekën e përvitshme të Krishtlindjeve të familjes mbretërore.
Dreka e Krishtlindjeve ishte caktuar të mbahej javën e ardhshme dhe eshte nje tradite e pervitshme e organizuar nga oborri mbreteror.
Sundimtarja 95-vjeçare fton të gjithë familjen mbretërore në kështjellën Windsor përpara se të niset për të qëndruar në pallatin Sandringham në Norfolk. E quajtur ndryshe edhe “paraprirësja”, kjo ngjarje i ofron asaj mundësinë për t’u takuar me të afërmit që nuk mund të udhëtojnë drejt destinacionit të saj të Krishtlindjeve për ditën e madhe.