DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Event

Mbyllet edicioni i 10-të i Festivalit të Filmit Ballkanik, ja fituesit

Shpërndaje

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur edicioni i 10-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë në Pogradec, një pikëtakim i rëndësishëm kulturor për rajonin e Ballkanit.

Në netët e Festivalit morën pjesë 40 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, teksa çmimin e madh, si filmi më i mirë  e rrëmbeu “Posta e zemrës”, i dy regjisorëve turq : Elif Polat dhe Cigdem Bozali.

Çmimi për regjinë më të mirë për filmin me metrazh të shkurtër, shkoi për Ergys Meta nga Shqipëria dhe filmin e tij “Njeriu i mirë”.

Në një ceremoni speciale dedikuar këtij Festivali, juria nderoi me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” gazetarin Fatos Baxhaku, me motivacionin “Për kontributin e tij në zhvillimin kulturor, artistik dhe promovimin e Pogradecit”, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Të gjitha vendet pjesëmarrëse u përfaqësuan në këtë festival edhe përmes specialitetit të tyre në artin e kulinarisë dhe kuzhinës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *