DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Më dhe dhimbjen më të madhe” – Chrissy Teigen prek me fjalët për humbjen e të birit

Shpërndaje

Modelja dhe prezantuesja amerikanë Chrissy Teigen para një viti, pësoi një abort spontan, duke humbur kështu fëmijën që priste.
Teigen ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur u dërgua në spital pas ndërlikimeve të shumta, shkruan ‘’The Guardian.’’

Në këtë përvjetor të ngjarjes së trishtë që lëndoi gjithë familjen, ajo ka ndarë një mesazh prekës me fansat në rrjetet sociale:

“Për djalin që gati patëm, një vit më parë ti më dhe dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të përballoj gjithçka edhe nëse nuk dua. Unë nuk pata mundësi të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe më mësove të dua veten, të kujdesem për trupin tim duke më bërë të kuptoj sa të çmuar ata janë dhe sa e mrekullueshme është jeta. Ata më thanë se bëhet më e thjeshtë, por ende s’është kështu. Mami dhe babi do të duan përgjithmonë”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

“Më dhe dhimbjen më të madhe" - Chrissy Teigen prek me fjalët për humbjen e të birit 1John Legend dhe Chrissy Teigen janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *