DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Fashion

Me linjat perfekte, Kate Middleton shkëlqen me fustanin nga Alexander McQueen

Shpërndaje

Në një sondazh vitin e kaluar Kate Middleton u votua si gruaja më me stil e familjeve mbretërore. Roli i Middleton si influencuese stili dhe mode nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga mediat te cilat e kane pasqyruar here pas here faktin qe veshjet e saj bëhen menjëherë trende te momentit dhe shumë popullore në të gjithë botën.

Së fundmi, në një video ku flet për ‘’Nursing Now’’, fushatës së saj globale tre vjeçare që synonte rritjen e profilit të infermierëve, Dukesha e Kembrixhit shkëlqeu me fustanin e bardhë të ricikluar nga Alexander McQueen, të cilin e kishte kombinuar me një varëse mjaft elegante me diamantë. 39 vjeçarja dukej jashtëzakonisht bukur me fustanin e qepur pas trupit, të cilin për herë të fundit e pati veshur në Varshavë në 2017-tën. Pavarësisht se është nënë e tre fëmijëve Kate ka arritur të ruaje linjat e saj perfekte , ndaj dhe nuk e ka të vështirë t`i rikthehet veshjeve që i ka mbajtur edhe më parë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *