DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Me urimin për festat, Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia na prezantojnë Geraldinën e vogël

Shpërndaje

Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë në tetor të këtij viti teksa në jetë erdhi vogëlushja me emrin Geraldinë.

Rreth dy muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çifti ka ndarë në mediat sociale portretin e ëmbël familjar duke nga prezantuar kështu edhe me të voglën Geraldinë dhe duke uruar gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël!

Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia përkrah fotove.

Me urimin për festat, Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia na prezantojnë Geraldinën e vogël 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *