DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Medalje Mirënjohjeje për Helena Kadare/ Margariti: Ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare

Shpërndaje

Në kuadër të muajit të tetorit dedikuar librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një Medalje Mirënjohjeje.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ministrja Margariti u shpreh se, “Helenës i jemi mirënjohës shumëfish. Sepse është ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare, të dominuar nga burrat”.

“I jemi mirënjohës sepse, në një farë mënyre sakrifikoi ëndrrat e veta prej shkrimtareje, për të ndenjur në krah të një shkrimtari të madh; si muza, por edhe lexuesja e tij e parë”, tha Margariti.

“Pas çdo burri të suksesshëm, fshihet gjithnjë një grua e jashtëzakonshme. Dhe Helena Kadare është nga ato gra, që ashtu si e ka dëshmuar ajo vetë në “Kohë e pamjaftueshme”, nuk e ka pasur jetën aspak të lehtë”, theksoi ministrja Margariti.

“Jo vetëm se duhet të ndante shortin e jetës me një emër të madh të letërsisë, por edhe të përballonte gjithë frikërat, për pasojat që mund të vinin prej penës së tij”, u shpreh Margariti.

Duke e falenderuar shkrimtaren Kadare për kurajën, Margariti nënvizoi se, “një Medalje Mirënjohjeje për të, është shumë pak!

Medalje Mirënjohjeje për Helena Kadare/ Margariti: Ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare 1Medalje Mirënjohjeje për Helena Kadare/ Margariti: Ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare 2Medalje Mirënjohjeje për Helena Kadare/ Margariti: Ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare 3Medalje Mirënjohjeje për Helena Kadare/ Margariti: Ndër të paktat gra që theu një tabu në botën e letrave shqiptare 4

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *