Megan Fox dhe Brian Austin Green zyrtarisht të divorcuar
Shpërndaje

Megan Fox dhe Brian Austin Green janë tanimë zyrtarisht të divorcuar. Divorci i tyre ka qenë tërësisht i dakordësuar dhe madje ata kanë arritur të bien dakord për kujdestarinë e të vegjëlve Noah, Bodie dhe Journey.
Në maj 2020, Brian tregoi publikisht se si Megan dhe ai “vendosën të bënin një pushim nga njëri -tjetri” dhe se këto pushime kanë vazhduar që nga fundi i vitit 2019.
”Askush nuk bëri asgjë. Ajo është gjithmonë e sinqertë me mua, siç jam unë me të – theksoi ai në podkastin e tij “Me Brian Austin Green” në atë kohë.
‘’Unë e di që ata gjithmonë do të më duan dhe se ne do të mbetemi një familje përgjithmonë.’’- shtoi ai.
Megjithatë as Megan dhe as Brian nuk pritën që të përfundonte divorci për të gjetur dashurinë e re.
Brian prej muajsh është në një romancë me Sharna Burgess, ndërsa Megan, nga ana tjetër, është në një lidhje me reperin Machine Gan Kelly.