Meghan dhe Harry nisin projektin e tyre të parë me Netflix
Shpërndaje

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, kanë njoftuar projektin e tyre të parë me Netflix pasi nënshkruan një marrëveshje prodhimi vitin e kaluar ku angazhohen të prodhojnë dokumentare, seri programesh për fëmijë dhe jo vetëm. Projekti quhet “Heart of Invictus” dhe do të sjellë një seri dokumentarësh me histori frymëzuese tw ‘’Invictus Games’’ , fondacioni për veteranët e plagosur e themeluar nga Harry në vitin 2014.
Seriali do të realizohet nga regjisori Orlando von Einsiedel dhe producentja Joanna Natasegara, të cilat fituan një ‘Oscar’ për filmin e tyre të shkurtër të vitit 2016, “Helmetat e Bardha”.
“Nuk mund të isha më i emocionuar përpara këtij rrugëtimi dhe po kaq krenar për komunitetin ‘’Invictus’’, për frymëzimin e vazhdueshëm, potencialin njerëzor dhe qëndrueshmërinë e treguar.”, u shpreh Princ Harry në një deklaratë.
Fondacioni i “Invictus Games’’ do të jetë gjithashtu një prodhues ekzekutiv dhe projekti do të “sigurojë fonde të konsiderueshme për organizatën”.