Meghan Markle dhe Princi Harry urojnë festat me portretin e ëmbël familjar
Shpërndaje

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë publikuar foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet Diana, gjashtë muaj pas lindjes.
Kjo foto e shpërndarë nga çifti është në fakt edhe kartolina e tyre për festat ( një traditë kjo e vjetër e familjes mbretërore).
39-vjeçarja Meghan Markle shihet duke mbajtur Lilin në krahë ndërsa Princ Harry i ulur pranë tyre me fëmijën me djalin 2-vjeçar, Archie Harrison, në prehër.
“Këtë vit, në 2021, ne mirëpritëm në jetë vajzën tonë, Lilibet”, shkruhet në mbishkrimi i kartolinës. “Archie na bëri “mama” dhe “baba”, kurse Lili na bëri një familje.”
Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme.