DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Meghan Markle ka gati librin e parë

Shpërndaje

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle ka njoftuar ditën e sotme se ka shkruar një libër për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj.

Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harri-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

Ky libër pritet të publikohet në datën 8 qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.

“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”, thuhet në deklaratën e saj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *