DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Meghan Markle nuk do të shkojë në Britani për një periudhë të gjatë?

Shpërndaje

Meghan Markle thuhet se nuk do të shkojë në Britani për një periudhë të gjatë.
Kjo sipas ekspertit mbretëror, Robert Jobson, i cili pretendoi se Dukesha e Sussex do të shmangë vajtjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar ‘derisa ujërat të qetësohen përfundimisht’, pas intervistës së famshme për Oprah Winfrey.

“Nuk jam e sigurt nëse Meghan do të vijë sërish në Britani tani për tani”, u shpreh ai për Us Weekly.  Sipas tij Harry pritet që të kthehet në Britani, për “Platinum Jubilee” të Mbretëreshës Elizabeth II ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron.

“Por ju duhet të mbani mend se brenda disa muajsh do të dalë me një libër … Do të jetë mjaft e vështirë”, vuri në dukje Jobson.
Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në mars të vitit të kaluar.
Megan dhe Harry jetojnë në Kaliforni dhe kanë bashkë dy fëmijë: Archie dhe Lilibet.

“Fokusi nuk duhet të jetë nëse Meghan është e lumtur apo jo, apo nëse Harry nuk ka raporte të mira me të vëllanë, Princin William. Mbretëresha meriton më shumë se kaq”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai parashikoi që “drama” mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të Mbretëreshës.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *