DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Inspiration

Mengjarashet me inteligjente dhe me te talentuar

Shpërndaje

Prej shumë kohësh besohet se njerëzit mëngjarashë janë më të talentuar.

Po t’i hedhësh një sy listës së njerëzve më të shquar në botë do të zbulosh se: Leonardo da Vinçi, Mark Tuejn, Mozarti, Nikola Tesla, Napoleon Bonaparti, Albert Ajnshtajn,Marie Curie dhe  Aristoteli ishin të gjithë mëngjarashë.

Edhe në kohët moderne, shembuj të njerëzve të suksesshëm që janë mëngjarashë ka plot dhe veçojmë: Bill Clinton,Barak Obama,Ronald Regan, Bill Gejts futbollisti Lionel Mesi, tenisti Rafael Nadal, Pol Mekartnej, Xhimi Hendriks mengjarashi qe i binte kitares me doren e majte.

Ekspertët thonë se 10 deri në 13.5 përqind e popullësisë së globit shkruajnë me të majtën.

Mengjarashet gjithashtu kane edhe Ditën e tyre Ndërkombëtare.

Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve u krijua në vitin 1992 nga Klubi i Mëngjarashëve në Britaninë e Madhe dhe u vendos te ishte 13 Gushti.

Sipas studimeve shkencore nuk ka asnjë mungesë specifikash si për njerëzit ”e majtë” ashtu edhe për ”të djathtët”.

Sidoqoftë, mëngjarashët i mbajnë mend më mirë ngjarjet, sipas një studimi të vitit 2001, sepse hemisferat e tyre të trurit janë të lidhura më ngushtë.

Sipas një studimi tjetër të vitit 2017, ata gjithashtu kanë një avantazh në sportet interaktive, siç është pingpongu apo bejsbolli, të cilat kërkojnë përgjegjësi. Ata janë të fortë edhe në boks.

Mëngjarashët Dhe Matematika

30 vjet më parë, ekspertët zbuluan se kur vjen puna tek matematika, mëngjarashët janë më të talentuar se ata që shkruajnë me dorën e djathtë.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për mbledhje, zbritje, pjestime dhe shumëzime.

Kjo sepse për këto të fundit, aftësitë e të nxënit nuk ndikohen nga përzgjedhja e dorës.

Mëngjarashët janë më të talentuar në zgjidhjen e ushtrimeve më të vështira matematikore dhe nxjerrjen e formulave.

Shkurtimisht, dora e majtë mund të jetë një shenjë gjeniale, edhe nëse arsyet nuk janë të njohura. Dihet se zgjedhja e dorës dominuese është e lidhur me funksionet kognitive. Studimet e fundit kanë treguar se ata që përdorin kryesisht dorën e majtë paraqesin një zhvillim më të madh të hemisferës së djathtë të trurit, në të cilën banon e ashtuquajtura “inteligjencë hapësinore”.

Për më tepër, truri i majtë ka një zhvillim të veçantë të callosum corpus, në të cilin kalojnë lidhjet nervore midis hemisferës së djathtë dhe të majtë. E gjithë kjo sugjeron që njerëzit me dorën e majtë kanë një kapacitet më të madh për të përpunuar informacionin.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *