DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

On the Cover

Merita Bakiu- Vizioni im për arsimin

Shpërndaje

NGA Fatima Gorezi

Me një karrierë prej 26 vitesh në sistemin arsimor shqiptar, Merita Bakiu e ka parë gjithnjë mësimdhënien përtej profesionit; si një mision fisnik, për të dhënë dije dhe edukuar, por edhe ndihmuar nxënësit të formësojnë pamjen e tyre për jetën dhe të ardhmen.

Duke e ndier mbi supe mësuesinë si një privilegj dhe përgjegjësi, ajo e sheh trinomin e famshëm familje – shkollë – shoqëri si një tregues dhe orientues për aktualitetin tonë shqiptar .

Ndaj kur e pyesim nëse e ka menduar ndonjëherë të jetë faktorë në politikë, pikërisht aty ku merren vendimet në lidhje me arsimin, ajo është e hapur dhe e gatshme të jap kontributin e saj.

Për hir të së vërtetës , arsimi shqiptar i ka reflektuar  të gjitha etapat e tranzicionit shumëdimensional të shoqërisë sonë, ndaj sipas Meritës tani është koha të vihen disa piketa mbi themelet për një arsim cilësor.

Znj. Rita, ju jeni një mësuese karriere me rreth 26 vjet kontribute në sistemin arsimor shqiptar. Si i kujtoni gjithë këto vite? Si ka qenë ky rrugëtim për ju?

Këto 26 vite në arsim i kujtoj jo vetëm si vite të mbushura me përgjegjësi,por edhe me motivim dhe kënaqësi për të qenë edukues të brezave të rinj. Këto vite nuk kanë qenë të lehtë jo vetëm për mua, por edhe për gjithë arsimin në përgjithësi. Gjithsesi këto 26 vite në arsim do t’i përmbledhja si vite sakrifice, motivuese dhe përmbushje misioni.

Merita Bakiu- Vizioni im për arsimin 1A e kujtoni ditën tuaj të pare si mësuese? Si do e përshkruanit atë ditë? Cilat janë kujtimet tuaja më të bukura nga vitet në arsim?

Ditën e parë të punës sime si mësuese e kujtoj si çdo fëmijë që kujton ditën e parë të shkollës kur shkon në klasë të parë. Për mua akoma  ajo ditë është kaq e freskët në memorien time. U ndjeva sa e emocionuar, aq edhe e gëzuar, por dhe e mbushur me përgjegjësi, sepse kam të bej me një mision që thelbin ka edukimin e brezave të rinj. Akoma e ruaj dhe e kujtoj me shumë emocion ditën e parë , sepse isha vënë në radhë me mësues që kishin përvoja më të madha se unë, por që e kujtoj me shumë nostalgji mënyrën e ngrohtë se si me priten dhe më dhanë gjithë mbështetjen e duhur.

Që prej marsit të vit të shkuar institucionet arsimore dhe edukuese në botë vazhdojnë të vuajnë pasojat e pandemisë. Si ka qenë ky vit në Shqipëri? Si ka qenë për ju mësuesit dhe nxënësit shqiptarë?

Ky vit ka qenë një vit i stërmundimshëm për të gjithë ne, këtu dua të them jo vetëm për institucionet arsimore, por për të gjithë institucionet, për të gjithë komunitetin. Edhe pse nën presionin e kësaj pandemie ne si mësues dhe nxënës kemi shprehur gatishmërinë për të respektuar rregullat që janë vendosur, por dua te them që ne po punojmë me vështirësi, për të realizuar çdo qëllim dhe objektiv të paracaktuar. I jam shumë falenderuese komunitetit që shprehin bashkëpunim me ne mësuesit.

Në optikën tuaj cilat mendoni se janë sfidat më të mëdha të arsimit sot?

Sipas këndvështrimit tim ndër sfidat e arsimit sot është mësimi online, sepse ky lloj mësimi nuk është më efektiv se sa mësimi ne klasa. Ndarja e klasës në grupe, humb vlerën e një bashkëpunimi më gjithëpërfshirës.

Nëse do të kishit mundësi që të ndryshonit diçka në arsimin shqiptar çfarë do të bënit? Cili mendoni se ka qenë vendimi më i mirë dhe vendimi më i keq që është marr ndonjëherë për arsimin?

Në gjithë këto vite arsimi ka pësuar shumë ndryshime që kanë ndikuar me një mënyrë a tjetër . Vendimi më i mirë i arsimit është që çdo mësues i ri që vjen në punë së pari duhet të bëjë 1 vit praktikë, duke i dhënë mundësi të fitojë njohuritë dhe shprehitë e duhura si mësues. A ka vendime jo të duhura? Po, ka plot vendime të gabuara që kanë ndikuar në cilësinë e arsimit.

Zysh Rita, e shoh se ju flisni me pasion, jeni e kujdesshme në ato çka thoni për arsimin në Shqipëri dhe adresoni disa problematika që kërkojnë zgjidhje, a e keni menduar ndonjëherë të jeni faktorë pikërisht aty ku merren këto vendime…, në politikë?

Po. Dua të marr pjesë dhe të jem një faktor pozitiv në këto probleme që po has arsimi ndër vite. Sfida që vijnë si pasojë e këtyre vendimeve jo të drejtpërdrejta. Arsimi është a-politik dhe si i tillë vendimet duhet të merrem pa ndikime, por që të kenë në qendër dhe objektiv cilësinë arsimore.

Do të  futeshit një ditë në politikë nëse…

Impenjimi im politik është obligim, mision dhe iniciativë serioze. Jam angazhuar dhe po angazhohem me bindje të plotë që jemi në rrugën e duhur, për të bërë gjërat e duhura.

Si ka ndryshuar Rita si mësuese, por edhe si grua e njeri ndër vite? Çfarë mendon se e bën një grua të suksesshme?

Kam ndryshuar duke pare me qartë dhe duke u bërë më kërkuese jo vetëm në jetën time, por edhe atë profesionale. Jam bërë më selektive duke përqafuar të duhurën dhe te drejtën, atë që është më e mira për mua, familjen time dhe gjithë komunitetin.

Merita Bakiu- Vizioni im për arsimin 3Ju jeni një vajzë dhe nuse krutane. Cili është mesazhi juaj si grua dhe si mësuese ne këtë prag te 7 e 8 Marsit?

Mesazhi im për këtë 7-8 Mars është që figura e femrës duhet të jetë më e përfshirë, më aktive si në politikë ashtu edhe në jetën sociale. Femrat jo vetëm ne Krujë, por kudo të jenë më të pavarura dhe vendimmarrëse.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *