Mes duartrokitjesh dhe emocionesh përmbyllet edicioni i 4-të i “Mik Festival”
Shpërndaje

U permbyll diten e djeshme “Mik Festival” , festivali i cili solli surpriza për spektatorët e qytetit të Korçës për 4 netë rresht. Festivali i cili tashme është kthyer në një traditë te pervitshme erdhi ne kujdesin artistik te sopranos lirike Inva Mula dhe me pjesemarrjen e nje sere artisteve te njohur nderkombetar që janë instrumentistë dhe këngëtarë.
“Ky edicion i katërt shpalosi ngjyrat dhe zhanëre të ndryshme. U nis me muzikën e vjetër gjermane dhe kubane, për të përfunduar me muzikën e vjetër greke dhe me interpretimin e grupit të Olen Çezarit me kulturën dhe muzikën italiane” u shpreh ne perfundim te festivalit sopranoja shqiptare Inva Mula, e cila eshte edhe organizatorja dhe inicuesja e kesaj tradite te bukur qe bashkon kombe dhe kultura te ndryshme.
Festivali u mbajt në ambientet e “Teatrit A.Z.Çajupi” të Korçës nga data 26 deri më 29 korrik.
Ky event përveç muzikës së klasit më të lartë botëror, promovoj gjithashtu edhe atraksionet turistike të qytetit juglindor.