DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mes zërave për ndarjen, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vendosin t’i japin edhe një mundësi njëri-tjetrit

Shpërndaje

Mediat e huaja shkruajnë se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Ky lajm vjen pas një fotografie që u bë virale në rrjet, ku dyshja shihet duke u puthur gjatë një fundjave që kaluan së bashku në Republikën Dominikane. Një burim për ‘’Page Six ‘’ u shpreh se ata po kalojnë ditë të shkëlqyera në Republikën Dominikane.  Po i njëjti burim konfirmoi se dyshja zhvilluan një bisedë një ditë para se të lëshonin deklaratën se nuk ishin ndarë. ‘’Pavarësisht përplasjes dhe keqkuptimeve ata vendosën që ti japin një mundësi njëri-tjetrit edhe njëherë për të provuar dashurinë  e tyre.”, tha një burim i njohur me çiftin për ‘’Page Six’’.

Mes zërave për ndarjen, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vendosin t’i japin edhe një mundësi njëri-tjetrit 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *