Michelle dhe Barack Obama pjesë e serialit komedi për Donald Trump
Shpërndaje

Barack dhe Michelle Obama duket se po fokusohen në një projekt të ri.
Çifti do të bashkohen me aktorin e humorit Adam Conover në serialin komedi kushtuar qeverisë amerikane dhe administratës së Donald Trump.
“Higher Ground Productions”, kompania e produksionit të Barack dhe Michelle Obama ka siguruar një marrëveshje me Netflix për serialin.
“The G Word with Adam Conover”, do të quhet seriali i cili do të fillojë xhirimet në fillim të vitit 2021 dhe do të bazohet në librin e Michael Lewis, “The Fifth Risk”.
www.syri.net