Moda post-pandemike- Balenciaga zbulon vizionin e saj më të ri
Shpërndaje

Marka luksoze e modës Balenciaga zbuloi vizionin e saj më të ri në modën post-pandemike: sandalet Crocs në formë takash.
Këpucët e guximshme janë pjesë e koleksionit pranveror të Balenciaga 2022, por ende nuk dihet se sa do të kushtojnë.
“Prezantimi i sezonit Pranverë 2022 të Balenciaga-s sfidon shqisat tona të realitetit të zhvendosura përmes lenteve të teknologjisë. Ne e shohim botën tonë përmes një filtri – të përsosur, të lëmuar dhe të fotoshopuar”, tha Balenciaga në një përshkrim të koleksionit. Ky është bashkëpunimi i dytë midis dy markave Balenciaga dhe Crocs.
Stilet e reja Balenciaga Crocs nuk ishin aksesorët e vetëm tërheqës nga koleksioni pranveror i Gvasalia 2022, drejtorit kreativ të markës luksoze.
Koleksioni gjithashtu vazhdoi projektin Hacker, një bashkëpunim mes Gucci- t dhe Balenciaga, ku Gvasalia prezantoi stilet dhe modelet e çantave të dorës Gucci, por me logot e Gucci “G” . Projekti ka për qëllim të “eksplorojë dhe të vë në pikëpyetje idetë e vërtetësisë, falsifikimit dhe përvetësimit brenda industrisë së modës”, sipas shënimeve të shfaqjes së Balenciaga.