DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Modelja e njohur vendos të transmetojë LIVE në internet ardhjen në jetë të fëmijës së saj për 12 mijë €

Shpërndaje

Modelja dhe influencerja angleze Carla Bellucci ka vendosur që të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në një transmetim të drejtpërdrejtë, për 12 mijë euro; ngjarje e cila pritet të shkaktojë jo pak debate.

39-vjeçarja ndiqet shumë në Instagram, por mbi të gjitha në OnlyFans, një platformë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon të postojnë përmbajtje dhe të fitojnë falë shikimeve të përdoruesve.

Ideja e transmetimit të lindjes në internet lindi nga kërkesa e një fansi, i cili i ofroi asaj 10 mijë paund (rreth 12 mijë euro) për të transmetuar drejtpërdrejt lindjen e foshnjës së saj.

“Unë jam një grua qe merrem me biznes dhe kam nevojë të fitoj para”, tha Carla Bellucci.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *