DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Morën ora dhe bizhuteri/ Hajdutët bastisin shtëpinë e futbollistit të njohur

Shpërndaje

Shtëpia e Mauro Icardi dhe bashkëshortes së tij, Wanda Nara në Paris është bastisur nga hajdutët.

Sipas njoftimit të policisë parizene bëhet me dije se janë vjedhur bizhuteri, ora, aksesorë të tjerë dhe sende luksoze që kapin shifrën e 400 mijë euro.

Grabitja ndodhi në orët e para të së dielës, ndërkohë që futbollisti  ishte duke luajtur në transfertë me Psg.

Kjo nuk është hera e parë që grabitet shtëpia e futbollistëve të Psg. Javën e kaluar sipas mediave franceze u grabit shtëpia e portierit, Rico. Grabitësit hynë në shtëpi dhe morën 25 mijë euro dhe disa sende më vlerë si ora dhe bizhuteri.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *