‘’Mos u dorëzoni’’/ Bebe Rexha rrëfen si nuk u pranua në shkollën e muzikës dhe jep një mesazh për të rinjtë
Shpërndaje

Fillimet nuk janë të lehta për askënd, edhe kur je shumë i talentuar dhe i vendosur për t’i përmbushur ëndrrat e tua. Të tilla ishin edhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore bebe Rexha, e cila në një postim të fundit ka treguar se si dikur nuk ishte pranuar në një kolegj muzike në New York.
“Hej, nëse po aplikon për në kolegj dhe nuk pranohesh, thjesht doja të të njoftoja. Unë po vdisja për të hyrë në NYU, Manhattan School of Music dhe Juilliard. Nuk u pranova në asnjë prej tyre dhe bëra muzikë vetë. Ju nuk keni nevojë për një kolegj të zbukuruar për t’ju bërë të suksesshëm”, ka shkruar 31-vjeçarja në llogarinë e saj në Twitter duke shpërndarë kësisoj një mesazh motivues edhe për gjithë të rinjtë që nuk duhet të demoralizohen apo të heqin dorë nga ëndrrat vetëm sepse nuk u pranuan në një shkollë.
Kujtojmë këtu se Bebe e nisi karrierën së bashku me Pete Wentz duke formuar grupin “Black Cards” dhe veç më vonë do të performonte edhe në solo, ku famën dhe suksesin më të madh e mori si kompozitore e këngës “The Monster”, të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.
Hey, if you are applying to college and don’t get accepted, just wanted to let you know. I was dying to get into NYU, Manhattan School of Music and Juilliard. I didn’t get accepted into any of them and made music on my own. You don’t need a fancy college to make you successful.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 22, 2020