DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Muzeun Kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ne Kruje, mund ta vizitoni prej shtepise.

Shpërndaje

Per te gjithe ata qe jane te apasionuar pas artit  dhe historise Revista Star People ju jell ne shtepite tuaja nje vizite virtuale ne Muzeun “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” ne Kruje.

Meqenese keto dite prej situates se krijuar nga COVID/19 jane mbyllyr te gjitha institucionet kulturore ne menduam t’ju propozonim kete tur virtual ne Muzeun Historik te Krujes per te kaluar ca momente te kendshme nga shtepia.

Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve ka bere te mundur qe tashmë Muzete kryesore mund të vizitohen edhe virtualisht  përmes platformës online 3D.

Keto dite do t’ju prezantojme virtualisht me disa nga muzete kryesore ne Shqiperi .

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri.

Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë. Aty numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbana e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *