DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Inspiration

“Muzikë për Shpresë”/ Andrea Bocelli koncert nga qyteti i boshatisur i Milanos.

Shpërndaje

Andrea Bocelli nje nga kengetaret me te njohur Italian  ka mbajtur një koncert ‘live’ në katedralën e zbrazët ‘Duomo di Milano’ për të dërguar dashuri per te gjithe Boten në këtë Festë të Pashkëve,qe e gjeti Boten shume ndryshe nga vitet e tjera,per shkak te pandemise COVID/19.

Eventi muzikor i 61-vjeçarit mbahet nën moton “Muzikë për Shpresë”

Tenori kendoi pa audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë ne lidhje me  COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.

Bocelli në këtë interpretim është shoqëruar vetëm nga instrumentisti, Emanuele Vianelli.

Duke patur parasysh qe Italia është mes vendeve më të goditura nga COVID-19 me mbi 156 mijë të prekur dhe rreth 20 mijë viktima, Bocelli nepermjet fondacionit te tij (ABF) ka organizuar nje mbledhje fondesh qe do te shkojne ne ndihme te spitaleve Italiane dhe per blerjen e mjeteve me te nevojshme mjekesore per te luftuar COVID/19.

Llogaria e tij GoFundMe,ka arritur te mbledhe deri tani me shume se 138.196 Euro dhe po I afrohet shumes prej Euro 150.000 ose 164.253  Usd.

https://www.instagram.com/p/B-5OtkNgW48/

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *