Naomi Campbell bëhet nënë per here te pare
Shpërndaje

Naomi Campbell ka shpërndarë lajmin befasues në “Twitter”. Modelja 50-vjeçare ka njoftuar se është bërë nënë e një vajze.
Ajo ndau një foto ku dukeshin vetëm këmbët e vogëlushes së porsalindur.
Naomi e quajti ardhjen e së bijës “një bekim të vogël”, ndërsa u tha ndjekësve të saj se “nuk ka dashuri më të madhe”.
Modelja nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të një fëmije. Ajo njihet për ruajtjen e privatësisë së saj, dhe akoma nuk dihet nëse është në lidhje apo kush është babai i foshnjës.