DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Naomi Campbell rrëfen se sakrifikoi jetën personale për karrierën

Shpërndaje

Sot është një nga supermodelet më të njohura dhe më të  pasura në botë, por rruga e saj deri këtu nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë, por plot sakrifica. Bëhet fjalë për Naomi Campbell.

“Sakrifica e vërtetë është gjetja e një shpirti binjak që të kupton. Unë jam e fortë, por gjithashtu jam e ndjeshme. E di që në marrëdhënie, më duhet të bëj kompromise,” është shprehur së fundi modelja ku ka rrëfyer se i është dashur të sakrifikojë dashurinë dhe familjen për të pasur karrierën që gjithmonë kishte ëndërruar.

Modelja ka pasur disa lidhje publike, por asnjëra nuk shkoi drejt martesës. Në vitin 1993, ajo u fejua për pak kohë me basistin e U2, Adam Clayton. Më pas, u fejua me Flavio Briatore, një biznesmen italian, me të cilin u nda në 2002-shin, pas katër vitesh lidhje. Naomi ka qenë gjithashtu e lidhur me Leonardo DiCaprio, Usher dhe Robert DeNiro në të kaluarën – si dhe me ish-këngëtarin e One Direction, Liam Payne dhe reperin britanik Skepta. Megjithëse nuk ka qenë asnjëherë e martuar, këtë vit Campbell arriti atë që ajo gjithmonë e ka dashur – të bëhej nënë.

Ajo njoftoi ardhjen e vajzës së saj në jetë në maj të këtij viti, duke mos dhënë detaje të tjera. Mbetet e panjohur se kush është babai biologjik i vajzës së Campbell, megjithëse sipas ‘’The Sun’’, ajo ka qenë në një lidhje sekrete me një amerikan për gati dy vjet.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *