DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

Nata e parë e Eurovision-it, ja 10 shtetet që u kualifikuan për në finale

Shpërndaje

Gjysmëfinalja e parë e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest, ngjiti në skenë plot 18 artistë, nga të cilët vetëm 10 prej tyre arritën të kualifikoheshin në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikohen për në finalen e madhe që mbahet këtë të shtunë (22 maj) janë:

Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Pesha e publikut në vlerësimin final është plot 50 për qind, ndërkohë që për 50 për qindëshin tjetër kujdesen juria profesionale e secilit shtet përkatës.

Ditën e nesërme  në gjysëmfinalen e dytë në sallën e madhe të “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, do të ngjitet edhe përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri e cila do të performoj këngën ‘’Karma’’.

Nata e parë e Eurovision-it, ja 10 shtetet që u kualifikuan për në finale 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *