DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nata finale e Sanremos/ Ermal Meta mes 3 finalistëve, ja kush e rrëmbeu trofeun e madh

Shpërndaje

Përtej pritshmërive dhe asaj që ishte raportuar orë pas ore nga mediat italiane , grupi Måneskin u shpall fituesi i festivalit të Sanremos 2021.

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, një nga pretendentët kryesor për çmimin e madh  u rendit në vend të tretë me këngën “Un milione di cose da dirti”, ndërkohë që vendi i dytë u rrëmbye nga Francesca Michielin & Fedez.

Pas raundit të parë të votimit, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Måneskin kaluan në raundin e dytë dhe të fundit. Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin. Përveç vendit të tretë finalist, shqiptari Ermal Meta fitoi edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mirë të këngës.

Grupi Måneskin pritet të përfaqësojë  Italinë në Eurovizion në Roterdam.  Megjithatë konfirmimi përfundimtar do të vijë në orët e ardhshme, gjatë konferencës tradicionale për shtyp.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *