DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Uncategorized

Ndahen Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Shpërndaje

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas tre vitesh romancë.

Sipas raportimeve të Page Six, dyshja kanë zgjedhur që të ndahen edhe pse kishin plane për martesë, shkruan Daily Mail.

Dyshja gjatë javës së kaluar dukeshin të lumtur në Republikën Domenikane, aty ku edhe po kalonin pushimet dhe ku Lopez aktualisht është duke xhiruar një film.

Rodriguez ka shpërndarë disa imazhe në një jaht luksoz,në Miami ku shkruan:“Cilat janë planet tuaja për fundjavën?”

Detajet për ndarjen e papritur janë ende të paqarta.

Ata u ndanë “disa dite më parë,” tha një burim pranë (ish)çiftit për CNN. “Nuk duket se ata do të kthehen bashkë,” u shpreh burimi duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë i shoqëruar nga Jennifer këto ditet e fundit, ndonëse zakonisht ajo qëndronte pranë tij.

I vetmi reagim i tyre janë dy fotot e postuara në Instagram.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *