DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ndahet nga jeta aktori i njohur i serialit ‘’Friends’’

Shpërndaje

Aktori amerikan James Michael Tyler, i njohur më së shumti për rolin e Gunterit në serialin “Friends”, është ndarë nga jeta sot në moshën 60-vjeçare.

“Tyler ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Los Anxhelos të dielën në mëngjes si pasojë e kancerit në prostatë”, thuhet në një deklaratë nga menaxheri i tij.

“Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për jetën”,thuhej në deklaratë.”Ai ka lënë pas gruan e tij, Jennifer Carno, dashurinë e jetës së tij.”

Në serialin popullor ‘’Friends’’, ai luante rolin si kamerier dhe menaxher në kafenenë e shfaqjes, Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, “Rachel” gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punonte atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.

Edhe pse ai nuk luajti një nga gjashtë personazhet kryesore në serialin “Friends”, personazhi i Tyler, Gunter ishte dhe mbetet një nga personazhet më të njohur në mesin e fansave.

“Miqtë nuk do të ishin kurrë të njëjtë pa ty. Faleminderit për të qeshurën që sollët në shfaqje dhe në jetën tonë. Të gjithëve do të na mungosh shumë”, ka shkruar Aniston në Instagram.

 

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *