Ndahet nga jeta ikona britanike e modelingut
Shpërndaje

Modelja e njohur britanike Stella Tennant është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Një figurë e njohur në pasarelën e viteve ’90 dhe anëtare e një familjeje aristokrate britanike, Tennant u përzgjodh rregullisht për shfaqjet e Gianni Versace-s, John Galliano-s dhe Alexander McQueen-s, si edhe për fushatat reklamuese të Chanel.
“Me trishtim të madh po lajmërojmë vdekjen e papritur më 22 dhjetor 2020 të Stella Tennant. Stella ishte një grua e mrekullueshme dhe një frymëzim për të gjithë ne. Do të na mungojë shumë”, – shkruhej në njoftimin që familja shpërndau për mediat.
Ajo ka qenë në kopertinën e revistave më të mëdha të modës, si “Vogue” etj.