Ndahet nga jeta në moshën 111-vjeçare animatorja e “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”
Shpërndaje

Bota e animacionit ka humbur një legjendë, pinoeren Ruthie Tompson e cila u nda nga jeta në moshën 111-vjeçare. Tompson, filloi karrierën e saj në “Disney” si artiste e animacionit në filmin e parë të animuar të “Disney”-t, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në vitin 1937.
Ajo gjithashtu punoi në klasikët e “Disney”-t si: “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur” etj. Ajo gjithashtu punoi si artiste e animacionit në filmin “Bambi” në vitin 1942 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u promovua në krijuese animacioni.