Ndarja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik/ Miqtë e këngëtarit: Ishte marrëdhënie toksike
Shpërndaje

Pas gjashtë vitesh ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, Gigi Hadid dhe Zayn Malik thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre. Çifti janë prindër të një vajze e cila quhet Khai. Sipas një burimi për ‘’People’’ ata janë prindër të mirë dhe po kujdesen të gjejnë zgjidhjen e duhur që mos cenojë vajzën e tyre.
Sipas ‘’People’’ , një mik i Zayn tha, “ishte një marrëdhënie super toksike”. Burimi më vonë pohoi se ndërsa marrëdhënia e çiftit është në krizë, ata po bashkëpunojnë për vajzën e tyre njëvjeçare, Khai.
Ndarja e dyshes vjen pas një grindjeje të supozuar mes Zayn dhe nënës së Gigi, Yolanda Hadid.
Sipas dokumenteve të publikuar nga ELLE, ish-ylli i “One Direction” nuk kundërshtoi akuzat për ngacmim kundër Gigit dhe Yolandas më 28 tetor 2021.
Deri më tani modelja 26-vjeçare nuk është shprehur publikisht në lidhje me ngjarjen.
Visualizza questo post su Instagram