DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Ndërprerja e Facebook, Instagram dhe WhatsApp i kushton 7 miliardë $ Mark Zuckerberg-ut

Shpërndaje

Pasditen e djeshme rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp u ndërprenë, duke shkaktuar kaos dhe shqetësim të madh te njerëzit në mbarë botën.

Vetë Facebook lëshoi sot një deklaratë ku konfirmoi se shkaku i ndërprerjes ishte një ndryshim i konfigurimit të ruterave bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit mes qendrave të të dhënave të kompanisë dhe kjo shkaktoi ndalimin e gjitha shërbimeve të Facebook.

Ky kaos që ndërpreu komunikimin i kushtoi 7 miliardë dollarë Mark Zuckerberg-ut.

Një numër kompanish të shquara tërhoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.Sipas një raporti të Bloomberg, Zuckenberg ka rënë nga pozicioni i 5-të në listën e miliarderëve.

Tani CEO i Facebook, me një pasuri totale prej 121.6 miliardë dollarësh, qëndron në vendin e 6-të pas Bill Gates. Aksionet e Facebook ranë me 5% të hënën, duke shtuar një rënie prej 15 për qind që nga mesi i shtatorit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *