DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare, Regis Philbin

Shpërndaje

Prezantuesi, aktori, këngëtari dhe ikona e televizionit amerikan i cili njëherësh është quajtur ‘njeriu më i zoti në showbiz’ ka nderruar jete këtë fundjavë.

Lajmin për vdekjen e legjendës amerikane me origjinë arbëreshe e ka dhënë familja e tij në një deklaratë për revistën People.

“Familja dhe miqtë janë gjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam me të – për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për të kthyer çdo ditë në diçka që ia vlen të flasim. Ne i falënderojmë fansat e tij dhe admiruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Regus e filloi karrierën në Hollywood në vitet ’50 duke punuar në “The Tonight Show”, teksa mban rekordin ‘Guinnes’ për kohën më të gjatë që ka qëndruar para kamerës pa ndërprerje.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *