Ndërron jetë legjenda e modës, Pierre Cardin
Shpërndaje

Stilisti i njohur, Pierre Cardin ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 98-vjeçare në një spital në perëndim të Parisit.
I lindur në Venecia, hapat e tij të parë në industrinë e modës ai do t’i hidhte në vitin 1946 teksa do të punonte përkrahë Christian Dior si rrobaqepës në shtëpinë e modës që ky i fundit sapo kishte krijuar. Pierre Cardin kaloi katër vjet atje para se të hapte shtëpinë e tij të modës.
Ai ishte i njohur për stilin e tij avangardë dhe modelet e tij të së ashtuquajturës ‘’Epoka Hapësinore’’. Ai përparoi fuqishëm në modën unisex, duke bërë një lloj revolucioni në industri.