DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta të Lady Diana, dalin në dritë fakte të reja mbi jetën e saj

Shpërndaje

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Lady Diana, fakte të reja në lidhje me jetën e saj kanë dalë në dritë. Sipas ‘’DailyMail’’, Princesh Diana donte të transferohej në Kaliforni dhe të zhvillonte një karrierë në industrinë e filmit, produksionit dhe televizinit; një ngjashmëri e mrekullueshme me dëshirat e nuses së saj Meghan.

Sipas Stewart Pearce, Lady Diana planifikoi të merrte djemtë William dhe Harry në ShBA ndërsa romanca e saj lulëzonte me Dodi Fayed.

Stewart i cili u miqësua me princeshën në vitet para vdekjes së saj thotë se Diana po zhvillonte një karrierë në Hollywood, por nuk ishte e interesuar të bëhej aktore.

Ndërsa Kevin Costner i kërkoi asaj një vazhdim të mundshëm të filmit të tij të vitit 1992, “The Bodyguard”, ambiciet e saj ishin pas kamerave.

Pearce tha se Princesha e Uellsit, e cila vdiq në një aksident fatal me makinë të dielën e 31 gushtit 1997, kishte në plan një zhvendosje në Malibu, Kaliforni, si çelës për të punuar në karrierën e saj në televizion.

Ai hodhi gjithashtu poshtë spekulimet se shoqja e tij e ngushtë ishte ose shtatzënë ose po planifikonte të martohej me regjisorin Fayed.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *