DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në albumin e ri Katy Perry zbulon këngën dedikuar vajzës që pritet të lindë së shpejti

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, po përjeton momentet e bukura të shtatzënisë. Këngëtarja e cila vetëm pak kohë më parë e beri publike lajmin e shtatzënisë është në ditët e fundit para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të fejuarin Orlando Bloom.

35 -vjeçarja ka njoftuar se më 28 gusht ajo do të lancojë edhe albumin e ri ‘’Smile’’. Pjesë e këtij albumi do të jetë edhe kënga  “What Makes a Woman”, që Katy Perry ja ka kushtuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti.

’Është një këngë që tregon se sa e vështirë është të masësh vlerën e vërtetë të një gruaje, sepse femrat kanë shumë vlera’, ka shpjeguar këngëtarja gjatë një bashkëbisedimi të një formati amerikan radiofonik SiriusXM.

Përveçse do të jetë një himn për gratë, Katy Perry ka rrëfyer gjithashtu që “What Makes a Woman” ka një impakt muzikor shumë akustik dhe do të jetë ky drejtimi që i pëlqen të ndjekë në të ardhmen.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *