DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Në botën e PAOLËS së vogël

Shpërndaje

Paola Qibini, u bë e njohur për publikun pak kohë më parë teksa ishte pjesë e show-t ‘’Në kurthin e Piter Pan’’. Bukuroshja e vogël me ëmbëlsinë dhe sinqeritetin e pyetjeve, drejtuar personazheve të njohur të ekranit apo të jetës publike në Shqipëri, i bëri për vete të gjithë dhe imazhi i saj i ëmbël u memorizua fort në kujtesën e gjithsecilit. 

Po si ka vazhduar jeta e vogëlushes pas mbarimit të show-t dhe si është një ditë e zakonshme për të tani. Stafi i revistës ‘’Star People’’ e ka takuar Paolën e vogël, së bashku me të ëmën. 

Bukuroshja 6-vjeçare sapo ka festuar ditëlindjen dhe është e lumtur që këtë vit ka nisur kopështin , në parashkollor. ‘’ Sivjet unë jam në parashkollor dhe jam shumë e gëzuar që vitin tjetër do të shkoj në shkollë. ‘’ – thotë ajo. 

 Edhe pse në një moshë të vogël ajo ndjek disa kurse përnjëherësh që janë edhe pasionet e saj. 

‘’Paola vjen në shtëpi rreth orës 15:00, pasi ka mbaruar kopështin. Çlodhet rreth 1 orë, kohë gjatë së cilës më tregon edhe si ka kaluar në kopësht dhe aktivitetet e ditës dhe më pas shkon në kurs. Nga e hëna në të premte pasditet ia dedikon kurseve dhe aktualisht merr mësime për piano, kanto dhe gjuhë angleze. ‘’ – na rrëfen Jonilda, e ëma e vogëlushes. 

Ndërsa e pyesim se si e kalon kohën e lirë, Paola na përgjigjet: ‘’Jam fëmijë i vetëm, edhe pse do ta doja një motër (Qesh). Mezi pres fundjavën që të luaj me kukullat e mia dhe të kënaqem pak në YouTube duke parë kukulla dhe duke dëgjuar muzikë.’’

Në botën e PAOLËS së vogël 1Mami Jonilda më tej na tregon se Paola është një fëmijë shumë i shoqërueshëm, ka shumë shoqe dhe shokë në kopësht dhe në kurset që ndjek. Është një fëmijë social që kur ka diçka, do me domosdo ta ndaj me dikë. 

Filmi i saj i preferuar është ‘’Frozen’’, madje vogëlushja e di përmendsh kolonën zanore të filmit dhe po e punon tani në kanto me profesorin e saj. Një nga kolonat zanore që i pëlqen dhe është duke e menduar ta bëj cover është edhe kënga zyrtare e ‘’Titanik’’ e kënduar nga Celine Dion.

Ëndrra e saj është të bëhet një artiste e madhe dhe të jetë gjithmonë pjesë e televizionit, pasi i pëlqen të aktrojë, këndojë dhe kërcejë.

‘’Unë isha vetëm 4 vjeç kur isha tek ‘’Piter Pan-i’’. Jam kënaqur pafund, kam zënë shok e shoqe. Ata kujdeseshin për mua sepse unë isha më e vogla. Kam njohur shumë personazhe. Ka qenë një gjë shumë e bukur që më ka ndodhur’’- shprehet vogëlushja kur kujton eksperiencën e para dy viteve.

Në botën e PAOLËS së vogël 2‘’Unë dua shumë që së pari Paola të rritet e shëndetshme dhe të jetë një vajzë e mirë, e edukuar. këtë çiltërsi, dashuri dhe respekt që ajo ka brenda saj ta ketë gjithmonë. Dua që Paola të bëhet dikush, por e ka ajo në dorë, të bëjë atë që ajo ndjehet më mirë. Ne si prindër kemi për detyrë ta udhëheqim në rrugën e drejtë, dëshira jonë është që ajo të bëhet një artiste e madhe, përderisa ajo e bën çdo gjë që ka lidhje me artin me pasion të madh. Megjithatë jeta është e gjatë, ajo është akoma e vogël dhe ka kohë mjaftueshëm për të menduar për të ardhmen e saj. ‘’ – shprehet nëna e vogëlushes, teksa na tregon ëndrrat dhe dëshirat e saj për Paolën e vogël.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *